“I fiksuar” pas Ronaldos, trafikanti i drogës e tepron

Secili ka një skuadër të preferuar, apo një lojtar që e konsideron dhe idhull, por normalisht që duhet të ketë një limit, Edhe kur fiksimi i kalon pak normat, maksimumi mund të bësh ndonjë çmendur të vogël për ta takuar lojtarin e preferuar, për t’i marrë ndonjë autograf apo fanellën, por që të shkosh deri në një idiotësi është paksa e tepruar.

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Marsejë. Policia ka gjetur në shtëpinë e një individi disa pako me drogë, por janë befasuar kur mbi to ka qenë e stampuar fotoja e Kristiano Ronaldos. E pabesueshme se për çfarë arsyeje do të jetë stampuar fotoja e Ronaldos në pakot e drogës, por ky detaj ka tërhequr më shumë se vetë lajmi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *