“Po ta them troç”, Shtubina synon lart për Egnatian: Pse Laçi dhe Kukësi pretendojnë Europën dhe mos të bëjmë ne?

Egnatia e këtij sezoni po bën paraqitje të shkëlqyera, duke mposhtur edhe ekipe të mëdha të futbollit tonë. Shpëtim Duro ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe duket se rrogozhinasit do të shohin më shumë se mbijetesa këtë edicion në “Abissnet Superiore”.

I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, Ndriçim Shtubina ka thënë hapur se beson në arritjen e Europës. Drejtori teknik i Egnatias është shprehur se përderisa ekipe si Laçi dhe Kukësi pretendojnë të shkojnë në Europë, atëherë përse të mos e bëjë edhe ekipi në të cilin ai punon.

“Unë jam nga ata që besoj për Europën. Po ta them diçka troç. Pse Laçi me Kukësin pretendojnë dhe të mos pretendojmë ne? Nuk më intereson fare për eksperiencën. Unë shikoj skuadrën”, ka thënë Ndriçim Shtubina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online