I besoi babait që donte të mbushte xhepat e tij, kur familja të heq mundësinë e karrierës

Florian Grillitsch është ende në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij. Lojtari i Kombëtares austriake ka kaluar një periudhë mjaft të mirë në Bundesligë me Hoffenheim-in, çka e vendosi në sytë e klubeve të njohura europiane. 27-vjeçari e kishte lënë të ardhmn në duart e babait të tij, por koha tregoi se kishte gabuar.

Në fillimi Roma, më pas Fiorentina dhe më vonë edhe Galatasaray, heqin dorë me radhë nga transferimi i austriakut. Arsyeja? Lakmia e të atit. Babai i Grillitsch-it kërkonte të mbushte xhepat e tij, teksa u vendoste kusht klubeve 2 milionë euro si tarifë për menaxherin, rol të cilin e kishte ai përsipër. Sigurisht që një shifër e tij u konsiderua e lartë, duke i hequr kështu shansin e karrierës të birit. Florian Grillitsch ka vendosur së fundmi t’i besojë të ardhmen menaxherit të mëparshëm dhe tashmë pret të gjejë një klub të ri për të vazhduar karrierën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online