VIDEO/ Nuk ka surpriza me Realin, madrilenët ngrenë trofeun e Superkupës në qiellin e Helsinkit

 

Nuk ka surpriza në Helsinki. Reali i Madridit fiton Superkupën e Europës dhe çon peshë tifozët spanjollë. “Los Blancos” kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Ajntraktin e Frankfurtit. Goli i parë erdhi në minutën e 37 dhe mban firmën e David Alabasë.

Ndërkohë në minutën e 65 ishte Karim Benzema ai që pasuron statistikat e tij me Realin e Madridit. Sulmuesi francez merr një top në zonë nga Viniciusi dhe me një prekje e ndal në rrjetë. Gjermanët ishin të pafuqishëm përballë ekipit të Ançelotit, që e pati finalen nën kontroll dhe ngriti në fund trofeun në qiellin e Heksinkit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online