Hysaj tani duhet të shqetësohet, Malkuit bën mirë që në debutim

Kevin Malkuit u afrua këtë verë në skuadrën e Napolit. Mbrojtësi 27-vjeçari la skuadrën e Lilës për nënkampionët e Italisë, për një shifër diku tek 10 milion eurosh. Ndonëse skuadrat italiane kanë zhvilluar jo pak ndeshje, vetëm mbrëmë u krijua mundësia për mbrojtësin e djathtë që të zbriste në fushë.

Trajneri Ançeloti kishte menduar që t’i krijonte pak mundësi pushimi mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare Elseid Hysajt. Malkuit e nisi titullar në ndeshjen me Parmën, duke treguar një rendiment të kënaqshëm. Francezi u paraqit mjaft mirë, duke qenë i sigurt në prapavijë, por dhe një lojtar që shtyu jo pak para.

Konkurrenca për shkodranin rritet tashmë, duke marrë në konsideratë paraqitjen në ndeshjen e brendshme, por sërish nuk diskutohet vendi i titullarit, pasi 24-vjeçari do të jetë në fushë që në ndeshjen e javës së ardhshme me Juventusin këtë të shtunë. Pavarësisht kësaj, Hysaj tani duhet të jetë akoma dhe më i përqendruar, afrimi i verës duket se ka cilësi dhe mund të tentojë që t’i zërë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online