Deklaratë e çiltër dhe pa ndonjë polemikë në pamje të parë ajo e kapitenit Elseid Hysaj, por në realitet ka shumë probleme brenda ajo e Elseid Hysajt pas ndeshjes, në ekranin e Supersportit.
I pyetur në lidhje me ndryshimet e shumta në skema gjatë ndeshjes, duke kaluar te mbrojtja me tre lojtarë në pjesën e dytë, mbrojtësi shkodran deklaroi bujshëm: “Skemat i bën trajneri, sepse nuk kemi pasur kohë t’i provojmë këto skema. Kishim provuar vetëm skemën 4-3-3 që na dha fitoren ndaj Izraelit, ndërsa sot po bënim mirë, por më pas kaluam në 3-5-1-1. Kishte momente që po e mbanim lojën mirë dhe po prisnim të kundërsulmonim, por futbolli kështu e ka”.
Elseid Hysaj ka komentuar edhe për RTSH humbjen me Skocinë. Kapiteni foli dhe për modulin në mbrojte, por njëkohësisht analizoi dhe takimin e sotëm. “Nuk erdhëm për të barazuar. Ata janë një skuadër e fortë. Loja ishte e barabartë deri kur shënuan. Ne kishim disa raste. Në pjesën e dytë dyshuam modul dhe ndryshoi loja. Nuk i shfrytëzuam rastet dhe kështu e ka futbolli. Nëse nuk shënon e pëson.
“Mos i respektuam më shumë seç duhet skocezët? Skocia nuk është si Portugalia apo të tjerat, por është pretendente në grupin tonë. Ata luajtën me topin e gjatë dhe e patëm të vështirë për të dalë nga zona. Luftuam për topin e dytë. Nuk ishim dhe aq keq”.
“Më mirë me 4, apo me 5 mbrojtës? Jemi mirë me 4 mbrojtës. Kemi bërë mirë. Më pas do të shohim dhe do provojmë. Do mundohemi që ta plotësojmë”.