Hysaj me valixhe në duar, Napoli i vë një kusht

Raporti midis Karlo Ançelotit dhe Elseid Hysajt është përmirësuargjatë javëve të fundit. Shkodrani po merr gjithnjë e më shumë minuta, por gjithsesi e ardhme te Napoli mbetet në dyshim.

Së fundmi media shtetërore italiane “RAI”, raporton se  mbrojtësit të djathtë do të vihet para një zgjedhje në gjatë muajve të verës. Në rast se Hysaj nuk do të pranojë të rinovojë kontratën që mbaron në vitin 2021, atëherë 25-vjeçari do të shitet drejt klubit që përgatit ofertën më të mirë.

Gjatë merkatos së verës që lamë pas, Hysaj u përfol shumë për një kalim te Çelsi ku do të ribashkohej me trajnerin e tij Mauricio Sarri, ndërsa në javët e fundit ka zëra që e çojnë lojtarin e kombëtares shqiptare drejt Atletiko Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *