Hysaj ka akord me PSG, UEFA ia limiton merkaton!

Shkodrani do të largohet në verë, teksa Napoli po sheh për altenativën e tij. Duhen 50 mln euro. Kampionët e Francës dalin në skenë…

“E ardhmja e Hysajt është e lidhur me Sarrin. Nëse ikën ai, dhe Elsi do të largohet”. Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Xhiufredi, ka bërë me dije se tashmë rruga e Elsit dhe klubit axurr do të ndahet në fund të këtij sezoni, teksa vetëm fitimi i titullit mund të ndryshonte gjërat.

Madje, gjatë këtyre muajve, agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, për të cilin presidenti i Napolit, De Laurentis, ka vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurosh, e vlefshme për jashtë vendit, ka qenë në Londër dhe ka zhvilluar disa takime, më shumë sondazh, për të kuptuar se në çfarë pike shkon pëlqimi i klubeve si Arsenali, Çelsi, por edhe Mançester Junajtidi, teksa në Gjermani ende nuk ka lëvizur asgjë nga Bajerni.

Por, gazetari i njohur italian, Livio Varriale, ka lëshuar dje një “bombë”, teksa ka thënë se Elseid Hysaj ka akord me PSG-në dhe Napoli është gati të arkëtojë shumën e kërkuar…  Një jehonë kjo e ardhur pasi gazetari ka pasur disa bisedime në Angli me miq të tij, që i kanë rrëfyer të vërtetën dhe surprizën e madhe.

Kjo pasi PSG, tashmë duket qartë se pritet që në fund të qershorit, të marrë një penalizim të rëndë nga UEFA për shkelje të fairplay financiar, pasi verën e shkuar shpenzoi më shumë se 400 mln euro për dyshen Nejmar-Mbape.

Kështu, francezët detyrohen të shesin tashmë disa lojtarë si Kurzhava, Kavani, Pastore, Di Maria e kështu me radhë. Ndërkohë, ajo që duhet theksuar është se në Itali, objektivat janë edhe Donaruma me Aleks Sandron. Teksa, bien poshtë hipotezat Pogba dhe Dibala, pasi me dënimin e UEFA-s, do të ishte e pamundur.

Ndërkohë, Napoli, sipas “Gazzetta dello Sport”, është pranë blerjes së Bartosh Berezinksit nga Sampdoria. Polaku mund të jetë zëvendësi i Elsit sezonin tjetër. Një goditje pa shumë kosto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *