Elseid Hysaj ka komentuar pas ndeshjes për “Supersport” fitoren me Izraelin. Mbrojtësi shkodran e thekson se tani duhet që skuadra të mendojë për ndeshjen e ardhshme ndaj Skocisë në Gllazgou.
“Ishte e detyrueshme pas atyre ndeshjeve që kemi bërë në qershor.Jemi mirë fizikisht dhe mund të fitonim dhe më thellë. Ai rast që kisha do më mbesë në mendje për shumë kohë. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, pasi na pret një sfidë shumë e fortë”.
Hysaj me Napolin e Hysaj me kombëtaren – “Tek unë nuk ndikojnë fjalët që thonë. Unë jap më të mirën për shtetin tim. Ata që flasin nuk kanë çfarë të bëjnë”.
“Është një mundësi e mirë për skuadrat si ne. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të përgatitemi për sfidën e ardhshme”.
“Bëra lojën time. Ndoshta nuk kishim shumë freski pasi duhej të dubloja Binakun. Edhe pse kam gabuar ndonjë pasim, por nuk kam qenë dobët fizikisht”.