Ekskluzive/ Kapiteni turk festoi golin me shqiponjë, Rroca: Nuk e di se nga i erdhi, i tregova për herën tjetër

Nga Klaudio Ndreca

Eduart Rroca është duke përjetuar momentin më të mirë të karrierës së tij, teksa pas kontributit të dhënë në Shqipëri, nisi aventurën e re në Turqi me ekipin e Instabulsporit. Asist vijnë thuajse në çdo ndeshje nga ana e lojtarit shqiptar që është kthyer në pikën kyçe për skuadrën që konkurron denjësisht për ngjitjen në elitën e futbollit turk.

Në ndeshjen e sotme që u fitua në shifrat 5-0 kundër Balikesisporit, Rroca dhuroi dy pasime kyçe për shokët e ekipit që përfunduar me tundjen e rrjetës. Por kjo nuk përbën më ngjarje në vetvete, ndërsa e veçanta erdhi në golin e parë. Kapiteni turk i Instabulsporit, Ergun, nisi të fesonte me shqiponjtë pas golit të realizuar nga penalltia në realizimin e parë të takimit.

Një festim që ka habitur edhe vetë Rrocën, pasi nuk e priste një gjest të tillë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, futbollisti shqiptar na tregon pak më tepër nga biseda me Ergun: “Vërtet, nuk e prisja as unë një festim të tillë. Nuk e di as sesi i erdhi pasi nuk kishim biseduar përpara takimit. Pas ndeshjes i tregova sesi bëhet shqiponja jonë, si simboli i shqiptarëve. Më tha se do ta bëjë siç duhet në golin tjetër”, u shpreh Rroca. Kjo pasi Ergun nuk arriti ta realizonte shqiponjën në mënyrën më të mirë, por pas këshillave të dhëna nga ana e Rrocës, padyshim që do të arrihet në një përfundim më të mirë në ndeshjen e radhës. Edhe Instabuli flet shqip… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online