Jahmir Hyka po përjeton “ëndrrën amerikane” në futboll dhe së fundmi ka gjetur rrugën e rrjetës. Gjithsesi në fund nuk kishte festë për anësorin e San Hozë Ërthkuejks, pasi Vankuveri shënoi tre gola kundrejt dy të skuadrës së Hykës.
Ky i fundit arriti të shënonte golin e parë të takimit për ekipin e tij, që pjesën e parë e mbylli në avantazh të dyfishtë. Më mirë nuk mund të shkonte, por në futboll ndodhin përmbysje të tilla dhe Hyka e San Hoze e provuan në kurriz këtë herë. Tre gola të pësuar dhe tri pikët u ikën nga duart. Anësori shqiptar luajti vetëm 65 minuta.
Hyka ka humbur vendin në kombëtare dhe mbetet për t’u parë nëse Panuçi do ta grumbullojë në ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë. Sigurisht ai e pret një ftesë, biletat i ka gati.
#Hykachu with his third goal of the season! And man it was a beaauuty! ????#WeAreSanJose | #SJvVAN pic.twitter.com/Rqd7Qo2tOp
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) August 26, 2018