E bujshme, nisin procedurat për shitjen e Çelsit! Ja çmimi

Tani duket se gjërat janë serioze dhe Roman Abramoviç po mendon realisht shitjen e Çelsit. Pronari rus i londinezëve e bleu klubin në verën e vitit 2003 dhe atëherë pagoi vetëm 140 milionë sterlina. Sot vlerësimi për klubin është më i lartë, pasi ka arritur të fitojë çdo trofe, madje edhe LIgën e Kampioneve.

“Sunday Times” raporton se Abramoviç ka angazhuar bankën “Rain Group” në Nju Jork për të vlerësuar klubin e Çelsit dhe aktualisht vlerësohet me 2 miliard sterlina. “Manjati” rus duket se është lodhur, kjo edhe prej problemeve që ka pasur në Britaninë e Madhe.

Abramoviç nuk po arrin dot të rivalizojë me klube si Mançester Siti dhe PSG, që kanë një kapital të madh financiar, që u vjen prej “bosëve” të tyre nga Arabia. Banka “Rain Group” më parë i ka ardhur në ndihmë Sitit, teksa i shiti 13% të aksioneve për shifrën e 265 milionë eurove China Media Capital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online