”Hungarezi” Latifi e bën “sefte”

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi duket se po përshtatet më së miri në aventurën e tij në Hungari. Mesfushori i kombëtares sonë ka arritur që të gjejë golin e parë me fanellën e Pushkash Akademi, në ndeshjen e kupës përballë Kaposvarit.

Skuadra e tij arriti që të triumfonte 3-1 dhe Latifi arriti që të realizonte golin e sigurisë me një ekzekutim të saktë të një goditjeje dënimi, ndihmuar edhe nga një devijim i barrikadës. 23-vjeçari po shfaq aftësitë e tij dhe në futbollin hungarez, duke qenë në pritshmëritë e drejtuesve, të cilët kanë investuar jo pak për të.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *