Është bërë e modës që klube të ndryshme të bëjnë shaka përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale. Para pak kohësh ishte Bazeli që “ngacmonte” Jurgen Klop, i cili ishte shprehur se nëse nuk e fitonte titullin kampion në Angli do të drejtonte në Zvicër. Skuadra e Xhakës dhe Ajetit ishte e qartë: “Na vjen keq, por e kemi trajnerin”. Sigurisht e gjitha ishte një shaka, që nga tifozët e Liverpulit sigurisht që nuk është pritur mirë.
Tashmë në shënjestër është Antuan Grizman, i cili zyrtarisht do të lërë Atletikon e Madridit këtë verë. Destinacioni do të jetë Barcelona, ndërkohë që skocezët e Livingston kanë bërë një postim në twitter: “Pavarësisht përpjekjeve tona maksimale, ishte e pamundur. Megjithatë… qëndroni gati!”. Një mënyrë e bukur për t’u thënë tifozëve që do të ketë zhvillime nga merkato.
??| Antoine Griezmann to the @_TonyMacaroni Arena was a no go despite our best efforts.
However…#StayTuned ?? https://t.co/ZThHu51cJF
— Livingston Football Club (@LiviFCOfficial) May 16, 2019