Në Itali nuk harrohet kurrë procesi famëkeq Calciopoli, që fundosi Juventusin në Serinë B dhe dënoi edhe klube të tjera më shumë se një dekadë më parë.
Sot një senator italian, Etore Likeri, ka folur për emisionin Un Giorno da Pecora në Rai Radio 1, duke iu kthyer hetimit pjesë e të cilit ishte edhe ai, sepse ishte zëvendësprokuror i Federatës Italiane të Futbollit në atë kohë.
“E takova disa herë Moxhin. Një herë ishim në Kaliari, hëngrëm mish derri sard në stadium, në tryezën e rojës së stadiumit Sant’Elia. Moxhi ishte një person i rafinuar, miqësor, por nuk e pranonte kurrë humbjen“, tregon Likeri, i cili zbulon edhe një detaj interesant, ndoshta edhe komik, sepse fut edhe Shqipërinë në valle.
“Skedat telefonike që përdorte Moxhi? Nuk e di, më duket se nuk ishin zvicerane, ndoshta ishin shqiptare. Arbitrat kishin skeda të personalizuara, flisnin me drejtuesit, edhe ata të federatës. Akuza ishte që Moxhi kishte ndikim te proceset e vendimmarrjes kur përzgjidheshin arbitrat“.