Humbjet në miqësoret e marsit i kushtojnë Shqipërisë, zbresim vende në renditjen e FIFA-s

Shqipëria nuk arriti të dilte me një rezultat pozitiv nga miqësoret e marsit. Kuqezinjtë humbën fillimisht me Kilin, ndërsa edhe në transfertën e Suedisë nuk kishte një rezultat pozitiv. Por Silvinjo nuk kishte si qëllim të parë marrjen e rezultatit, por kërkonte të provonte disa lojtarë para Europianit.

Megjithatë këto humbje kanë kushtuar në renditjen e FIFA-s. Shqipëria ka zbritur dy vende, duke shkuar në vendin e 66. Nga krahu tjetër Kosova qëndron në të njëjtin vend, në të 102. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/