VIDEO/ Jasir Asani vjen me një tjetër gol spektakolar, goditja e pandalshme që gjen vetëm cepin e rrjetës

Nëse Shqipëria do të ketë sukses në Europianin e Gjermanisë, një pikë e fortë e jona do të jetë me siguri edhe Jasir Asani. Ishte ky futbollisti me më shumë ndikim në kualifikueset e Europianit, ku me golat e tij spektakolar ngriti në këmbë shqiptarët.

Këtë herë Asani vjen me një super gol nga stërvitja që po zhvillon me ekipin e tij në Korenë e Jugut. E njëjta mënyrë, e majta e pandalshme që gjen vetëm cepin e rrjetës, duke i shuar të gjitha shpresat portierit kundërshtar për të reaguar. /Sport Ekspres/