Histori e çuditshme, për të qeshur në pamje të parë, por edhe për të ardhur keq, ajo që vjen nga Gjermania: një klub amator, Fortuna Hagen 1910, është detyruar të braktisë kampionatin që pas javës së parë.
Në debutim Fortuna u mund nga skuadra debutuese e Grynembaum me rezultatin 22-0 dhe kupa u mbush, drejtuesit lajmëruan tërheqjen nga kampionati, pa luajtur asnjë ndeshje shtëpiake.
Skuadra që bën pjesë në kampionatet krahinore në Nord-Vestfalia, në perëndim të Gjermanisë, nuk ka fonde për të paguar lojtarë dhe askush nuk ka pranuar të luajë falas, ndaj në verë nuk është afruar ndonjë lojtar i ri, ndërsa u larguan shumë lojtarë.
Në ndeshjen hapëse trajneri Daniel Borman e kompletoi formacionin me lojtarë të tërhequr nga futbolli, me moshë 48 apo 53 vjeç. Megjithatë, kështu nuk mund të vazhdohej…