Mjafton një letër për të qenë klubi më i madh në botë! Tifozi zbulon surprizën

Kris është një tifoz i zjarrtë i Barnslit, ekip që militon në kategorinë e tretë angleze. Momente të vështira për tifozin, i cili vuan nga ankthi dhe depresioni, por një surprizë e papritur i ka ndryshuar humorin. Kris nuk është fshehur dhe ka bërë publike në rrjetet sociale situatën e tij të vështirë.

Diçka të tillë e ka marrë vesh dhe administratori i deleguar i klubit, Gotjer Ganaje, i cili ka vendosur t’i shkruajë një letër Krisit, i cili po vuan, por që nuk heq dorë nga pasioni për Barnslin.

I dashur Kris, më fal për këtë letër pa ndonjë arsye të dukshme, por kisha dëshirën që të shkruaja dhe të kontaktoja me ty. Kam mësuar nga rrjetet sociale faktin që nuk po kalon momente të mira në kohët e fundit. Nuk jam i sigurt se për çfarë bëhet fjalë, por shpresoj që gjithçka të përmirësohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ke qenë një tifoz i ekipit prej shumë vitesh dhe si rezultat i kësaj, nëse mund të bëjmë diçka për të të ndihmuar, të lutem na trego. Mund të vish këtu në çdo moment. Dera e zyrës ime është gjithmonë e hapur dhe më në fund kemi dhe një aparat kafeje, për të cilën duhet të falënderojmë Alfi Mauson (lojtar që u shit tek Suonsi për 300 mijë euro, në vitin 2016)”.

Letra arriti në destinacion dhe i dhuroi Krisit disa momente gëzimi dhe lumturie. Ky i fundit bëri publike letrën e dërguar nga klubi i zemrës dhe shkroi në “Twitter”: “Ekipi më i mirë në botë”.

Ndonjëherë mjafton një gjest i vogël për të dërguar tifozët në qiellin e shtatë dhe për t’i bërë të harrojnë për disa momente vështirësitë që po kalojnë. Dhe vendi ishullor është gjithmonë një hapa para të gjithëve në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online