“Humbja nuk na mërzit fare, kemi dy finale të mëdha”, Ramadani kritikon hapur Imerin: Do e falja nëse do ishte 18-vjeçar

Tirana ka mposhtur Egnatian 2-0 mbrëmjen e sotme, duke e mbyllur me fitore javën e 20 të “Abissnet Superiores“. Bardheblutë kanë shënuar fillimisht me Xhixhën në minutën e 13 dhe më pas me Hotin në minutën e 79. Ndërkohë rrogozhinasit kanë zhvilluar 45 minutat e dyta të takimit me një lojtar më pak në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Imerit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Ramadani (Egnatia): “E dinim që përballë Tiranës edhe me futbollistë të barabartë do ta kishim shumë të vështirë të dilnim të pamposhtur. Nga një rast ose gjysmë rasti duhet të barazonim rezultatin. Normale që ar.ma jonë ishin edhe goditjet standarte. Imeri me atë karton të kuq, unë them do e falja nëse do të ishte një 18-vjeçar. Duhet ta marrim seriozisht këtë rast dhe nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Jemi në një vend, si ne, si Skënderbeu, si Dinamo. Meqë ata nuk arritën të merrin pikë, për ne një pikë do të ishte shumë e vlefshme përballë Tiranës. Kjo humbje ndaj Tiranës nuk na mërzit fare. Dy javët e ardhshme na presin dy finale të mëdha.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online