Tirana nuk i lëshon pe Laçit! Xhixha dhe perla e Hotit hipotekojnë tre pikët, Egnatia e pafuqishme me 10 lojtarë

LIVE, Tirana-Egnatia 2-0 Xhixha 13′, Hoti 79′

Është mbyllur java e 20 e “Abissnet Superiores“. Tirana nuk i lëshon pe Laçit, teksa ka mposhtur pastër Egnatian me rezultatin 2-0. Shifrat janë zhbllokuar herët, kur Redon Xhixha vërteton formën e mirë që po kalon duke ndëshkuar Pujën në minutën e 13. Pjesa e parë është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme për Egnatian, që përpos disavantazhit 1-0, mbetet edhe me një lojtar më pak në fushë. VAR-i ndërhyn në minutën shtesë të pjesës së parë dhe arbitri ndëshkon Imerin me karton të kuq për një ndërhyrje në mesfushë.

Pjesa e dytë nis vrullshëm për Tiranën, që në minutën e 55 tund rrjetën për herë të dytë, por këtë herë festa e Xhixhës ndërpritet nga sistemi VAR, që sinjalizon pozicion jashtë loje. Megjithatë, për të dyfishuar rezultatin mendon Ëngjëll Hoti. I sapo futur në fushë, lojtari i Tiranës realizon një perlë nga distanca në minutën e 79. I palëvizur nga vendi Hoti e dërgon me mjaft klas topin në rrjetën e Egnatias, duke hipotekuar kështu tre pikët e radhës për bardheblutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Komenti LIVE:

90’+ 4′ Mbyllet ndeshja! Tirana fiton me rezultatin 2-0.

79′ Gool! Hoti bën mrekullinë sapo hyn në fushë. I palëvizur nga distanca realizon perlën që përfundon pas shpinës së portierit Puja.

75′ Vesel Limaj kërcënon portën e Egnatias nga goditja e dënimit. Topi përfundon në rrjetën e sipërme.

56′ Arbitri kërkon konfirmimin e VAR-it. Teknologjia ndal festën e bardhebuve. Xhixha në pozicion jashtë loje.

55′ Toshevski perfekt me pasimin e tij, Xhixha i shpëton mbrojtjes dhe tund për herë të dytë rrjetën e Egnatias.

52′ Ademi kërcënon portën e Tiranës. Bekaj i vëmendshëm dhe pret pa problem topin.

48′ Krosimi i rrezikshëm i Ismajlgecit që përfundon në drejtim të portës. Puja devijon në goditje nga këndi.

45′ + 1′ Ndërhyrje e ashpër në mesin e fushës. VAR-i komunikon me gjyqtarin Cjapi, i cili shkon të shohë vetë pamjet në monitor. Në fund, arbitri e ka të qartë vendimin dhe nxjerr nga loja Imerin, duke e ndëshkuar me karton të kuq. Egantias do i duhet të luajë 45 minutat e dyta me një lojtar më pak në fushë.

44′ Predha e Redon Xhixhës nga distanca. Puja kërcen në të djathtën e tij, por topi shkon jashtë porte.

37′ De Silva provon të bëjë mrekullinë nga distanca. Topi nuk shqetëson portën e Pujës.

35′ Një top i gjatë përpara që ndiqet nga Enur Totre. Puja lë zonën dhe spastron rrezikun.

25′ Ide e zgjuar e Imerit që vertikalizon në brendësi të zonës. Topi shumë i fortë për Delarzh për ta mbërrritur.

13′ Kombinime të sakta mes bardhebluve dhe topi përfundon në zonë. Redon Xhixha shënjestron hapësirën në dukje të pamundur dhe e ndal topin në rrjetë. Festa e gjitha për Tiranën.

1′ Nis sfida në “Air Albania”.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Behiratçe, Toshevski, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Gjumsi, De Silva

Egnatia: Puja, Imeraliaj, Krivanjeva, Krasniqi, Majkëll, Duranski, Lila, Xhekson, Ademi, Imeri, Delarge

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online