Humbi miqësoren e skuadrën italiane, legjenda e Milanit justifikohet: Mungesa e një lojtari si Ndoji peshon shumë

Brescia është duke zhvilluar përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa Inzaghi ka pasur mundësinë të testojë skuadrën e tij në një takim miqësor me Renaten. Këta të fundit kanë fituar me shifrat 2-1, por trajneri italian gjen justifikimin te fakti se nuk kishte grupin e plotë në dispozicion. Vlerësimi i lartë i legjendës së Milanit vjen për mesfushorin shqiptar, Emanuele Ndojin, mungesën e të cilit e konsideron një peshë të rëndë në ekipin e tij.

“Ne trajnerët gjithmonë do të dëshironim ekipin e plotë, por ky është një treg i vështirë. Klubi e di atë që kërkova, ne jemi në harmoni të plotë. Mungesa e dy lojtarëve të rëndësishëm si Ndoj dhe Bisoli peshon shumë për të luajtur futboll. Në këtë mënyrë, megjithatë, ne kemi qenë në gjendje të shohim lojtarë të rinj shumë premtues si Ghezzi dhe Andreoli”, ka thënë Inzaghi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online