“Nuk i premtoj asgjë tifozëve”, Rrahmani kujton ndeshjen me Veronën: Kishim bërë mrekullinë për Champion League

Amir Rrahmani është duke u përshtatur me lojën e trajnerit të ri, Luçiano Spaleti. Mbrojtësi shqiptar ka folur për mediat në Itali për trajnerin e ri, si dhe është ndalur në atë hap fals të hedhur në ndeshjen e fundit kundër Veronës, ku humbën kualifikimin për në Champions League. Ky episod për Rrahmanin i përket të shkuarës, pasi sipas tij në futboll ka vend për të menduar vetëm për të ardhmen.

“Napoli-Verona? Futbolli është një profesion që nuk të lejon të mendosh për të kaluarën. Ne duhet të harrojmë menjëherë dhe pastaj të mendojmë për të ardhmen. Ishin ditë shumë të vështira për të gjithë, ne kishim bërë një mrekulli për të shkuar në Champions League. Në muajt e parë të sezonit nuk kemi bërë shumë mirë, pastaj kemi bërë mirë në gjysmën e dytë të vitit. Europa League? Është qëllimi ynë, si kampionati dhe Kupa e Italisë. Ne gjithmonë luajmë për të fituar. Në këto dhjetë ditë kemi punuar mirë, gjithmonë kemi pasur seanca pothuajse të dyfishta dhe ka qenë paksa e vështirë, por trajneri dëshironte që të ishte.

Spaleti? Ne tashmë e dimë se si ai dëshiron që ne të luajmë në mbrojtje dhe ne ende duhet të përmirësohemi. Kur një menaxher i ri vjen, ne duhet t’i mësojmë ata. Unë nuk u premtoj asgjë tifozëve, thjesht them se bëmë më të mirën dhe jam i sigurt se do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Futbolli është jeta jonë dhe shpresojmë që ata të jenë në anën tonë”, ka deklaruar Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online