Nuk toleron asnjë gabim, Sarri “i tërheq veshin” Hysajt: Po e ngrite edhe një herë topin…

Lacio vazhdon të përgatitet për nisjen e sezonit të ri futbollistik. Sarri ka vënë nën urdhërat e tij skuadrën, së cilës kërkon ti imponojë sa më shpejt filozofinë e tij të lojës. Trajneri italian nuk i toleron gabimet as në stërvitje dhe këtë e ka kuptuar fare mirë Elseid Hysaj.

Në seancën stërvitore mbrojtësi shqiptar ka lënë përshtypje jo të mirë te Sarri, teksa e ngrinte shpesh herë topin në prapavijë. Kreu i pankinës bardhekaltër nuk ka duruar gjatë dhe i ka “tërhequr veshin” shkodranit.

“Po e ngrite edhe njëherë topin do të jap penallti kundër”, ka qenë kritika e Mauricio Sarrit në adresë të Hysajt. Ky i fundit e ka kuptuar gabimin e tij dhe e ka shmangur përgjatë pjesës së mbetur të stërvitjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online