“Humba 3 mundësi dhe mora shumë mesazhe“, Sadikut në kërkim të golit: Jam mësuar me presione

Armando Sadiku pritet të jetë titullar në takimin e radhës të vlefshëm për Kupën Sudamerikane. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të që të gjejë golin e tij të parë në përballjet zyrtare me fanellën e Bolivarit. Presioni për këtë fakt është i madh mbi shpatullat e tij, por sulmuesi shqiptar tregon në Bolivi se është mësuar me të. Sadiku shprehet se në adresë të tij kanë mbërritur shumë mesazhe nga tifozët, por të gjitha janë mbështetëse dhe një shtysë për të gjetur sa më shpejt golin.

“Kam dy vite si profesionist jashtë vendit tim dhe jam mësuar me presione. Ai më bën mirë që të jap më shumë nga vetja dhe të bëj të lumtur fansat. Ndeshja e parë? Ndjeva presionin në atë angazhim, pasi humba tre mundësi. Atëherë mora shumë mesazhe, por ata ishin kënaqësisht mbështetëse nga tifozët që duan gola dhe performancë”, ka thënë Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online