Mbrojtësi i Luftëtarit, Rustem Hoxha, u shpreh i kënaqur me barazimin që pa gola që skuadra e tij mori ndaj Tiranës.
Futbollisti durrsak foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku u shpreh se dy ndeshjet e ardhshme ne skuadrën bardheblu do të shumë më ndryshe.
“Tirana ka një ekip shumë të e mirë e një sulm të rrezikshëm. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Besoj se një gjysmëqëllimi e arritëm”
NDESHJA E KTHIMIT – “Ajo do të jetë një ndeshje krejt tjetër. Ata do të jenë më të rrezikshëm pasi do të kërkojnë golin në fushë të tyre. Shpresojmë që të shënojmë një gol atje pasi do ta kemi shumë më të lehtë”.
NDESHJE E FUNDJAVËS – “Ndeshja e kampionatit do të jetë ndryshe, pasi si ne dhe Tirana dëshirojmë të fitojmë”, përfundoi Hoxha.