Sot nisi kampionati për Barcelonën dhe sfida hapëse luhet në Camp Nou, kundër Betisit. Një ndeshje e veçantë, pasi luhet pas sulmit terrorist në La Rambla, rruga e famshme e Barcelonës, ku humbën jetën shumë persona.
Para fillimit të takimit u mbajtën homazhe prekëse në nder të viktimave, me Camp Nou-n në heshtje.
Barcelona doli në fushë me emrin Barcelona në shpinat e lojtarëve dhe shkrimin TotsSomBarcelona, Të Gjithë Jemi Barcelona, në gjuhën katalanase.
Edhe Betisi doli në fushë me mbishkrimin Betisi Është Barcelona, ndërsa para ndeshjes lojtarët dhe drejtuesit vizituan La Rambla-n, duke vendosur lule në nderim të viktimave.