Shpëtim Duro ka treguar edhe njëherë tjetër se është “profesor” në Europë. Një tjetër arritje e madhe po vjen nga ky trajner, këtë herë me Shkupin. Nëse më parë është dalluar për kalimet e tureve, këtë herë Duro kërkon grupet në Europë.
Në ditën e sotme, Struga arriti të fitonte me shifrat 3-1 kundër Hesperange. Të tre golat janë realizuar nga Ibrahimi, teksa dy prej tyre erdhën nga penalltitë. Sigurisht që ende asgjë nuk është mbyllur, por gjasat për kalimin e ekipit të Luksemburgut më tej janë të pakëta. Nëse Struga nuk do të befasojë në ndeshjen e kthimit, do të kalonte në fazën “Play Off” të Conference League. /Sport Ekspres/