Partizani do të përballet në ditën e sotme kundër Valmieras. Të kuqtë udhëtuan në transfertë dhe do të zhvillojnë ndeshjen e parë në orën 19:00. Kjo përballje është e vlefshme për turin e tretë të Conference League.
Tashmë është publikuar edhe formacioni zyrtar i Partizanit. Trajneri ka zgjedhur të njëjtin formacion që rezultoi efektiv në ndeshjen e dytë me Escaldesin, teksa Taipi qëndron mbrapa dy sulmuesëve si Cara dhe Mba. /Sport Ekspres/