Zyrtare/ Interi prezanton portierin e ri, transferimi që mund të zgjidhë problemet e Etrit Berishës në merkato

Interi ka plotësuar dyshen e portierëve për sezonin e ardhshëm. Pas Sommer-it, zikaltrit kanë prezantuar edhe portierin e dytë për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Emil Auderon. Ky i fundit vjen në Milano në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje pas përfundimit të tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Interi përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.

Ky transferim mund të jetë edhe zgjidhja e problemeve të Etrit Berishës. Portieri shqiptar ka tashmë rrugën e hapur për të zënë vendin e lënë bosh nga Audero në portën e Sampdorias. Mediat italiane kanë shkruar së fundmi për një interesim të Sampdorias për Berishën dhe tashmë është momenti i duhur për të nisur negociatat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online