Historike në Spanjë, Muniain rinovon pa klauzolën e prishjes së kontratës

Tashmë erdhi edhe zyrtarizimi nga Athletik Bilbao: “Muniain rinovoi kontratën deri në vitin 2024”. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Muniain është një legjendë e klubit, numëron mbi 300 ndeshje me ekipin bask, është rritur në këtë skuadër dhe përveçse një lojtar i shkëlqyer, është edhe idhulli i tifozëve.

Futbollisti ishte drejt fundit të kontratës dhe Athletik e “blindoi” edhe për 5 vjet të tjera, duke nxjerrë jashtë lojë të gjitha ekipet që e kërkonin. Megjithatë, në lajmin e gëzueshëm rreth Muniain, ka edhe një detaj të pazakontë. Kontrata e re nuk parashikon një klauzolë dëmshpërblimi për prishjen e marrëveshjes.

Një vendim i çuditshëm i klubit, edhe sepse në Spanjë kjo është një praktikë që e bëjnë të gjitha klubet. Jo thjesht për të qenë të mbrojtur nga sulmet për yjet, por edhe sepse klauzola është e detyrueshme, sipas dekretit numër 1006, të datës 26 qershor 1985. Një rregull, i cili vlen për të gjithë futbollistët e Ligas.

Por, Muniain vendosi të krijojë një precedent, duke pranuar personalisht se nuk ekziston asnjë klauzolë për prishjen e kontratës. Arsyeja është e thjeshtë dhe ajo u shpjegua nga futbollisti: “Nuk dëshiroja të vendosja një çmim, sepse nuk dua të konsiderohem si një lojtar që mund të shitem. Dua t’a mbyll karrierën te kjo skuadër, mendoj se është një gjest i bukur ndaj tifozëve dhe klubit të Athletik Bilbaos”.

Me këtë veprim, Muniain shpreson të frymëzojë të tjerë lojtarë, që të ndërmarrin të njëjtin veprim, duke i premtuar besnikëri klubeve të tyre. Me Athletik, ai ka luajtur 356 ndeshje, duke shënuar 51 gola, ka fituar Superkupën e Spanjës në vitin 2015 dhe luajti në finalen historike të vitit 2012, të humbur përballë Atletikos së Madridit. Ndërkohë, çështja e lojtarit po shqyrtohet nga Federata Spanjolle, sepse klauzola duhet të ekzistojë me detyrim në kontratë, bazuar në ligjin e vitit 1985.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online