“Hirushja” Getafe likuidon dhe Vajekanon, tashmë ëndërrojnë Championsin

Është mbyllur ndeshja e parë e javës së 25-të në La Liga. Getafe ka triumfuar përballë Rajo Vajekanos me shifrat 2-1, duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme. Ndoshta përbën habi fakti që ndeshja Getafe-Rajo po bëhet lajm, por klubi nga “Alfonso Perez”, aktualisht renditet i katërti dhe është në zonën Champions.

Fitorja e arritur ditën e sotme, e ka ngjitur në vendin e katërt Getafen, në kuotën e 39 pikëve, dy më shumë se Sevija, e cila luan pasdite ndaj Barcelonës. Sa i përket sfidës së sotme, Mata i dha avantazhin vendasve në minutën e 28-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në fraksionin e dytë, miqtë nga Vajekano barazuan me De Tomas në minutën e 58-të, por ishte Horge Molina, i cili dhjetë minuta më vonë, kaloi përsëri në avantazh vendasit, duke i dhënë fitoren. Kështu, Getafe vijon të ndjekë ëndrrën e madhe, pjesëmarrjen për herë të parë në Champions League.

La Liga | Java 25
Getafe 2-1 Rajo Vajekano
Shënues: Mata 28′, Molina 68′ / De Tomas 58′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online