Hila kundër së shkuarës: Ndeshje e veçantë, shpejt vjen goli “i kuq”

“Është një ndeshje e veçantë për mua, pasi kam kaluar tre vite shumë të mira te Teuta. Nëse shënoj, nuk do festoj për respekt të ish-ekipit”, tha fillimisht Ardit Hila në konferencën e sotme për shtyp, duke treguar se për të është një ndeshje speciale.

Ngacmimit të bërë nga gazetarë, që i kujtuan festën e golit të vjetshëm kundër Partizanit, Hila iu përgjigj: “Është e vërtetë që kam festuar. Ishte rezultati 1-2 për ne dhe goli i tretë na çliroi. Ishim në një krizë pikësh, gati për të rënë nga kategoria. Ndaj Partizanit duhej barazim ose fitore.

FORMA – “Me kalimin e kohës, jam ambientuar shumë mirë edhe me shokët e ekipit. Besoj që do rritem edhe më shumë. Nuk është ky maksimumi im. Pastaj është trajneri ai që bën vlerësimet”.

MUNGESA E GOLIT – “Te Teuta kam shënuar gola, pasi ishte viti i tretë aty. Kisha përgjegjësitë e mia, si tip lideri në ekip. Shumë shpejt besoj do të shënoj edhe te Partizani. Pse jo, edhe nesër”.

Më tej mesfushori ka folur edhe për ndryshimin që Partizani ka me klubet e tjera: “Partizani është një nga ekipet më të mëdha në Shqipëri, me objektiva të mëdha. Edhe presioni është shumë i madh. Duhet të japësh maksimumin në çdo stërvitje, në çdo ndeshje, që të arrish objektivat.

BISEDA ME EKIPIN – “Pas derbit, edhe me çunat e kemi biseduar, që duhet të kemi kujdes. Pas derbeve të kaluar, rezultatet kanë qenë më të dobëta. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët në çdo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *