Ndeshjet e trukuara vazhdojnë të jenë një problem shqetësues në të gjithë Europën. Së fundmi në një ndeshje në kampionatin irlandez është bllokuar nga shumica e kompanive të basteve ne Irlandë e Mbretërinë e Bashkuar.
Bëhet fjalë për takimin midis Uaterford dhe Limerik, ndeshje kjo që është dhe takimi i javës së fundit në kampionatin irlandez. Skuadra vendase e ka të garantuar vendin e katërt, që i çon në kualifikueset e Europa League, ndërsa Limerik do të luajë në një datë më të vonshme një ndeshje (vajtje-ardhje) “Play-Off”, që do të vendosë qëndrimin ose rënien e tyre.
Sipas asaj që raporton “The Independent” për këtë ndeshje janë luajtur 70,000 Euro në kompanitë e basteve, një shumë kjo është disa herë më e lartë se mesatarja e një ndeshje të zakonshme në kampionatin irlandez. Sipas sajtit “oddschecker” 93% e basteve janë vënë për fitoren e skuadrës së Limerikut. Federata irlandeze ende nuk ka dalë me një komunikatë për këtë çështje.