Ylli i Milanit, Rebiç ishte mjaft i pakënaqur me mënyrën sesi Higuain dhe Bernardeski u sollën në përballjen mes Milanit dhe Juventusit. Ai i ka akuzuar sulmuesit bardhezi se “qajnë” që në prekjen e parë të kundërshtarit. Madje ai ka bërë një krahasim me shokun e tij të skuadrës Zllatan Ibrahimoviç, i cili mer shumë goditje në fushën e lojës por nuk ankohet asnjëherë.
Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, kroati u shpreh mjaft i revoltuar me qëndrimin e dy lojtarëve të Juventusit.
“ Higuani? Nuk jam fans i lojtarëve të tillë, të jesh aq i fortë fizikisht dhe të shtrihesh 3 minuta në fushë që me prekjen e parë është e pakuptueshme. E njëjta ndodh edhe me Bernardeskin, “qan” sa herë që e prekje. Shikoni Ibrën, lojtarët e Spalit e godisnin përherë, por ai asnjëherë nuk ankohej tek arbitri dhe çohej menjëherë. Të tjerët vetëm qajnë”- u shpreh Rebiç.