“Beogradi, shtëpia ime”, Suad Sahiti preket nga reagimi dhe sqaron të vërtetën: Trillim i serbëve

Ditën e djeshme në mediat shqiptare u publkua lajmi se futbollisti shqiptar, Suad Sahiti kishte deklaruar se Beogradi është shtëpia e tij dhe se kërkonte që të uleshin gjakrat midis shqiptarëve dhe serbëve. Ky lajm nuk u prit mirë nga shqiptari, i cili duke parë dhe reagimet e marra, ka thënë se ky është vetëm një trillim nga portalet serbe.

Ish-lojtari i Skënderbeut që aktualisht luan me Wisla Plock, në Poloni, ka shpalosur të gjithë krenarinë mbi origjinën e tij, në një status në rrjetet sociale.

“Te? dashur qytetare?, ne? nje? interviste? qe? kam dhe?ne? pe?r nje? medium, shkrimi e?shte? me tendence? dhe i nxjerre? nga konteksti. Jam i lindur e i rritur ne? Beograd, por shte?pia ime e?shte? Prishtina dhe gjithe? Kosova. Sporti dhe politika bashke? nuk shkojne?, mund te? thuhet e shkruhet gjithc?ka, por asgje? nuk mund ta ndryshoje? krenarine? time pe?r familjen dhe prejardhjen time. Une? jam kosovar dhe me krenari kam veshur fanelle?n e kombe?tares se? Kosove?s. E?ndrra ime e?shte? ta shoh Kosove?n ne? Kampionatin Europian!”.

Suad Sahiti gjithashtu akuzon mediat serbe se e kanë bërë lajmin pa dijeninë e tij personale, duke hedhur baltë mbi figurën e shqiptarit.

“Me? vjen keq qe? ky prononcim u keqpe?rdor dhe mori kaq buje?. Fatkeqe?sisht edhe media shqiptare e kane? pe?rcjelle? ke?te? lajm te? huazuar nga mediat serbe, bile pa me? kontaktuar fare ne?se ka te? ve?rtete? ne? ate? interviste?. Si duket gazetari qe? realizoi interviste?n ka ngate?ruar te? dhe?nat se kam lindur ne? Beograd dhe kam familjare? atje, por se shte?pia ime e?shte? Kosova dhe Prishtina. Une? jam i hapur gjithmone? pe?r mediat, posac?e?risht ato shqiptare dhe do isha i lumtur pe?r ke?te? rast te? me? kishin kontaktuar pe?r te? shmangur publikimin e te? pave?rtetave qe? ju pe?lqejne? atyre qe? me? sa paku na duan”, tha Sahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online