Higuain ndërpret pushimet, e pret… Milani!

0

Azhornime të rëndësishme vijnë nga merkato e Milanit… Sipas “Sky Sport 24”, shkëmbimi Bonuçi-Kaldara mes Milanit dhe Juventusit është thuajse i kryer, por “vula” duhet të vijë vetëm nëse Higuain, që tashmë ka mbetur “peng” i kontratës dhe vlerës së kartonit te “Zonja”, do të pranojë kushtet kuqezi…

Çelsi duket i tërhequr, pasi 60 mln euro janë shumë dhe Morata ende është aty, nuk është shitur apo larguar. Për këtë motiv, Higuain ka ndërprerë pushimet dhe, bashkë me të vëllain, do të niset drejt Milanos, për të takuar personalisht Leonardon, drejtorin teknik të Milanit.

Ky i fundit do t’i ofrojë kontratë 4 vjet me rrogë 7 mln euro, teksa me Juventusin gjuha do të gjendet me huazim të shtrenjtë (10-15 mln euro) dhe detyrim blerje me 35 mln euro të tjera.

Sakaq, Leonardo të bindë Higuain si protagonist në Milano dhe te “rilindja” kuqezi..

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.