Ekskluzive/ Mavraj dhe Vajushi, nisin negociatat me Breshian!

Anton Cicani

Dikur ishte Igli Tare, sot një ndër drejtorët sportiv më të famshëm në Itali (Lacio), pasi ka koleksionuar çmime njëri pas tjetrit, por Breshia duket se i është rikthyer dashurisë për shqiptarët…

Pas Emanuele Ndojit, klubi i dallëndysheve, duket se dëshiron që të pasurojë skuadrën dhe të synojë seriozisht ngjitjen në Serinë A sezonin tjetër, duke qenë se presidenti Masimo Çelino, ish-pronari i Kaljarit dhe Lids Junajtidit, por që është një drejtues i zoti dhe që ka treguar ndër vite me Kaljarin se di shumë mirë se si arrihet objektivi…

Dhe, në kërkim të lojtarëve për të fuqizuar skuadrën, objektivat kanë rënë edhe mbi dy shqiptarë, njëri lider në mbrojtjen e Shqipërisë. Sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, negociatat kanë nisur tashmë dhe nuk është më në sondazhe e sipër… Emri i madh quhet Mërgim Mavraj, që për momentin është ende duke u stërvitur veçmas, në Këln, pasi Hamburgu i ka mbyllur dyert dhe i ka treguar derën.

Sokol Haxhia, menaxheri i FIFA-s

“Arkitekti” i këtij transferimi të bujshëm është menaxheri i fuqishëm shqiptar, Sokol Haxhia, që po punon prej ditësh, duke pasur takime si me Breshian, ashtu edhe me agjentin e Mavrajt, në mënyrë që të arrihet gjuha e përbashkët. Fakti është që Mavraj kërkon rrogë të madhe, si një lojtar në Serinë A, ndaj edhe deri tani s’ka akord, por shumë shpejt gjërat mund të ndryshojnë, me bonuse të ndryshme.

Ndërkohë, një tjetër futbollist që mund të kalojë te “dallëndyshet” është Armando Vajushi, që pëlqehet shumë nga “dallëndyshet”. Edhe këtu, regjizori është Haxhia (Sportx Management), i cili po mundohet të veshë shkodranin bardheblu.

Sezonin e fundit luajti me Avelinon, i huazuar nga Pro Verçeli.

One thought on “Ekskluzive/ Mavraj dhe Vajushi, nisin negociatat me Breshian!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online