Higuain i lumtur: Ndihem sikur kam kohë që jam pjesë e Milanit

Gonzalo Higuain duket se është rikthyer të jetë vetvetja dhe të shënojë gola. Sot një dygolësh i tij ndihmoi Milanin të fitonte 3-1 ndaj Kievos, në “San Siro”. Janë 6 golat e shënuar nga “Pipita” në 5 ndeshjet e fundit që është aktivizuar. Pas sfidës së sotme argjentinasi foli për mediat, teksa u shpreh i lumtur për formën që po kalon dhe për fitoren.

“Ndihem sikur kam kohë që jam pjesë e këtij klubi dhe i gjithë grupi po punon fort për të arritur rezultate. Patëm një fillim të komplikuar, por tani jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Milan më ka dhënë shumë besim dhe mbështetje që në ditën e parë që unë mbërrita në klub. Ndihem i detyruar për t’ia shpërblyer gjithë këtë besim.”

Gjithashtu Higuain foli dhe për shokun e tij të ekipit, spanjollin Suso, i cili sot ishte ai që asistoi për të dy golat e argjentinasit.

“Kur luaja në ekip tjetër gjithmonë e kam admiruar mënyrën se si Suso luante. Ka një kualitet të jashtëzakonshëm. Asisti i tij te goli i dytë ishte mjaft i mirë dhe më duhet të falënderoj të gjithë shokët e ekipit për formën që po kalojmë. Tani duhet të shohim përpara dhe gjithashtu të bëjmë mirë edhe në sfidën ndaj Inter”, përfundoi sulmuesi i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online