Higuain dhe Bonuçi, nga lamtumira e ftohtë te… dreka e fundit me shokët!

Pas një tratative të zgjatur disa ditë, Milani dhe Juventusi kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ashtu sikurse edhe lojtarët janë pajtuar me skuadrat dhe kontratat e reja… Higuain dhe Kaldara do të vishen kuqezi, pasi nesër do të kryejnë vizitat mjekësore, ndërsa Bonuçi do të vishet bardhezi (pas një viti nga largimi), gjithashtu duke kryer vizitat nesër.

E megjithatë, duke lënë jashtë kësaj teme Kaldarën, që është ende 24 vjeç dhe që me Juventusin nuk ka asnjë ndeshje, përveç se dy miqësore në Amerikë, lamtumira nga skuadra për dy futbollistët big, pra Pipita dhe Leo, ka qenë e ndryshme.

Argjentinasi, pasi ka kryer sot stërvitjen e radhës me bardhezinjtë në Kontinasa, dhe më pas ka dalë nga dera kryesore, teksa tifozët bardhezi të pranishëm u munduan t’i afroheshin, por ai u ngjit në makinën e dërguar nga Milani, duke ngritur vetëm dorën ftohtë…

Sakaq, në Amerikë, në San Frasisko, ku ndodhet aktualisht Milani, Bonuçi ka drekuar me skuadrën dhe ka përshëndetur tashmë ish-shokët, duke iu drejtuar më pas aeroportit dhe avionit që do ta sjellë në Itali, për firmën bardhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online