Hibernian pret të dëgjojë ofertat, klubi anglez vihet pas Florian Kamberit

Florian Kamberi përfundoi periudhën e tij të huazimit në radhët e gjigantëve të Rangers dhe tashmë është rikthyer te Hibernian. Ekipi i udhëhequr nga Gerrard vendosi të mos paguajë për kartonin e lojtarit shqiptar, teksa kërkonte një tjetër huazim të tij duke qenë se e pëlqejnë profilin e Kamberit, por Hibernian e ka rrëzuar një kërkesë të tillë. Megjithatë, në një kohë kur kontrata i përfundon vitin e ardhshëm ofertat nuk mungojnë për sulmuesin shqiptar.

Sipas “Daily Record” në gjurmët e 25-vjeçarit është vënë klubi anglez i Hull City-t. Këta të fundit luajnë në Championship dhe e shohin Kamberin si një alternativë të duhur për stiline tij. Në drektim të lojtarit shqiptar ka interesim edhe nga elita e Polonisë, megjithëse me interesimin e Hull City mund ta shohim Florian Kamberin në Britaninë e Madhe. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe pista që Rangers të hyjë sërish në lojë duke paguar pë kartonin e futbollostit kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online