Mos e humbisni/ Video që po bën xhiron e rrjetit në Itali, Atalanta nuk e lë Juventusin të preki topin për 8 minuta

Nga Klaudio Ndreca

“Mos u habisni nëse Atalanta do të fitojë “Champions League”. Është ky paralajmërimi që ka ardhur nga një legjendë e futbollit si Del Piero që e nuhat këtë sport më së miri. Flasim për ekipin më të bukur në Itali që ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve, duke zhvilluar lojën më spektakolare dhe duke mos përfunduar asnjëherë në qendër të polemikave për fitore të marra me padrejtësi, por duke ia dalë me goleada.

Me një arkitekt si Gasperini që ka ndërtuar një skuadër që është e gjitha për t’u duartrokitur. Në mbrojtjen me tre, krahët e saj duhet të gjenden gjithmonë në sulm gjatë aksioneve sulmuese. Berat Gjimshiti vuan vetëm në këtë aspekt pasi nuk guxon për të marrë krahun sulmues dhe në ndeshjen ndaj Sampdorias do të hiqej nga Gasperini vetëm për këtë arsye.

Ky është edhe shpjegimi që shpeshherë dje ndaj Juventusit e kemi parë mbrojtësin e Shqipërisë si të ishte sulmuesi i krahut të Atalantës dhe jo mbrojtës. Ky është edhe shpjegimi për faktin se ekipi nga Bergamo ka mbrojtësit që prodhojnë më tepër gola se gjithë ekipet e tjera italiane.

Ndërkohë video që po bën xhiron e rrjeteve sociale në Itali është një fragment ku tregohet edhe dominimi që Atalanta i bën me lojë Juventusit në shtëpinë e bardhezinjëve. Pikërisht ndaj kampionëve të Italisë dhe kur Sarri ka kthyer kohën nga “tiki-taka”, e cila kurrsesi nuk mund të funksiononte ndaj Gasperinit.

Kur rezultati ishte ende në shifrat 0-0, për më tepër sesa 8 minuta të plota Juventusi nuk e ka prekur asnjëherë topin në gjysmëfushën e Atalantës, pavarësisht cilësive të mëdha që kishte në sulm. Këta të fundit ishin në zotërim të tij dhe nuk e kanë lejuar kundërshtarin të rrezikojë derisa ka ardhur goli i Zapatës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online