Grupmoshat e 19-vjeçarëve të Hertës së Berlinit kanë eliminuar PSG-në në ndeshjen me eliminim direkt të fazës “play-off” të “UEFA Youth League”. Në këtë sukses ka marrë pjesë dhe një talent shqiptar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Mateo Kastrati. Futbollisti 18-vjeçar aktivizohet si mbrojtësi i krahut të majtë dhe në takimin e sotëm u aktivizua për 90 minuta.
Kastrati disponon shtetësi gjermane, por për momentin nuk ka asnjë ndeshje zyrtare me grupmoshat e Gjermanisë, ndërkohë që mund të luajë dhe për kombëtaren e Shqipërisë ose Kosovës.