Herri Kejn bëhet qesharak: Betohem për kokën e vajzës, është goli im!

Totenhemi ka habitur Anglinë, duke ndërmarrë një veprim të pabesueshëm dhe pa precedent, sepse ka apeluar kundër vendimit të një paneli ekspertësh dhe do t’i kërkojë Premier Ligës angleze që goli i dytë në fitoren 2-1 ndaj Stok Sitit javën e shkuar t’i kalojë sulmuesit Herri Kejn.

Në minutën e 62-të të takimit Kristian Eriksen ekzekutoi një goditje dënimi dhe topi i tij në formë krosi përfundoi në rrjetë, duke i dhënë fitoren Totenhemit.

Nga pamjet filmike dallohet se Herri Kejn mundohet ta prekë topin, por nuk duket se e ka prekur atë dhe  Paneli i ekspertëve që merret me raste të tilla në Premier Ligën angleze ia ka akorduar golin mesfushorit danez.

Megjithatë, tashmë Totenhemi kërkon ndryshimin e vendimit, për ta çuar Kejnin në kuotën e 25 golave. Kejn është në garë për Këpucën e Artë në Premier Ligë (e ka fituar në dy edicionet e fundit), por Mohamed Salah është shumë larg për momentin, me 29 gola në kampionat.

Pas ndeshjes Kejni këmbënguli se topi e preku në shpatull, duke u bërë objekt batutash për deklaratën e tij: “Betohem për kokë të vajzës se e preka topin, por nuk kam ç’të bëj. Nëse e ndryshojnë vendimin, shumë mirë, nëse me besojnë, shumë mirë. Rëndësi ka që fituam ndeshjen”.

Totenhemi ka kërkuar që goli të shqyrtohet sërish, këtë radhë nga një panel tjetër ekspertësh, ndërsa në rrjetet sociale ka plasur gallata, si zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online