Befasia, Ahmataj lë Burrelin për Kamzën

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Kamzës, bëjnë të ditur drejtuesit e klubit kamzali. Një vendim i rrufeshëm i drejtuesve të Kamzës, që dje pushuan nga puna Ramadan Ndreun dhe sot kanë gjetur pasuesin, duke i rrëmbyer trajnerin Burrelit.

Ahmataj ka bërë një punë fantastike për rindërtimin e Burrelit, sepse e mori në vendin e fundit në janar dhe e bëri nga e para, duke arritur rezultate shumë të mira, por pikërisht në sprintin final për mbijetesë braktis “anijen”, duke mos i rezistuar dot ftesës nga Kamza

Nëse ka bërë zgjedhjen e duhur, do ta tregojë koha, sepse te Burreli po shkonte drejt qëndrimit në kategori, edhe pse mes shumë hallesh, ndërsa te Kamza rrezikon shumë, duke e marrë drejtimin në një moment kaq të vështirë dhe me shumë pak kohë në dispozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online