Heroi Taulant Xhaka: Goli, me porosi nga babai

Taulant Xhaka bëhet heroi i papritur i Shqipërisë, sepse kundër Izraelit shënoi një gol të artë, që mund të vlejë shumë për të ardhmen kuqezi, ashtu si ka pasur vlerë të madhe për trajnerin Kristian Panuçi, me të cilin Xhaka ka pasur disa probleme kohë më parë. Për Supersport mesfushori i Bazelit foli për emocionet e fitores dhe golit të tij: “Para ndeshjes babi më tha që nëse ke mundësi të gjuash godit pasi do shënosh, ashtu ndodhi vërtetë”.

“Jam shumë i lumtur, pasi është goli im i parë si kuqezi. Luajtëm mirë dhe ishte një fitore shumë e rëndësishme”.

“Jemi stërvitur mirë dhe Panuçi na ka treguar disa skema të kundërshtarit. E kemi interpretuar mirë ndeshjen”.

“Nuk ka pasur polemika. Kam raporte të mira për të. më ka dhënë besim dhe sot arrita të shënoj”.

“Bëmë një ndeshje të mirë, Ishim agresiv që në fillim. Luajtëm futboll dhe jo me topin e gjatë. Ndaj Skocisë kemi për të zhvilluar një ndeshje tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online