Tierri Henri dhe Xhon Terri janë ndeshur për vite me radhë më njëri tjetrit, teksa përfaqësonin përkatësisht skuadrat e Arsenalit dhe Çelsit. Por, shumë shpejt dyshja e futbollistëve që kanë shkruar historinë e futbollit anglez mund ta shohë veten në një ekip.
Sipas asaj që raporton gazeta angleze “Daily Mail”, Henri dhe Terri do të jenë dyshja që do të marrë në dorë drejtimin e skuadrës së Aston Vilës, që prej tri ditësh ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të teknikut të njohur Stiv Brus.
Në rast se ky skenar bëhet realitet, Henri do të jetë trajner i parë i skuadrës dhe do të heqë dorë nga posti si zëvendës-trajner i kombëtares së Belgjikës, ndërsa Terri do të zyrtarizojë tërheqjen nga futbolli i luajtur, pasi aktualisht është lojtar i lirë.