Çështja e titullit kampion është mbyllur përfundimisht në Itali, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kupat e Europës. Një luftë e ndezur do të zhvillohet deri në ndeshjen e fundit, teksa në garë janë plot 5 skuadra që kërkojnë Champions League. por lufta ndizet edhe më shumë nga hendeku financiar mes Champions dhe Europa League.
Janë 35 milionë euro që bëjnë diferencën mes këtyre kompeticioneve, të cilat Lacio dëshiron me patjetër ti ketë në arkën e saj. Një shumë e tillë motivon bardhekaltrit, që janë vetëm 5 pikë larg Milanit, Atalantës dhe Juventusit, por me një ndeshje më pak të luajtur në krahasim me ta. Kështu një vend në më të mirat e Serie A do të vendoste në balancë të ardhurat e klubit, që në rast të kundërt do të duhet të sakrifikojë lojtarë në merkaton e verës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/