“Më në fund”/ Barcelona “bën lëmsh” tifozët me postimin për Mesin, klubi detyrohet të japë shpjegime

Një postim enigmatik ka “bërë lëmsh“ tifozët e Barcelonës mbrëmjen e sotme. Klubi katalanas ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Twitter” një foto të Leo Mesit me Topin e Artë në duart e tij, ndërsa e shoqëron me fjalët: “Më në fund”.

Një frazë kjo që ka ndezur kureshtjen e menjëhershme të tifozëve për të mësuar se për çfarë bëhej fjalë. Sigurisht që mendimi i parë shkonte vetvetiu te rinovimi i kontratës, proces me të cilin klubi dhe lojtari po negociojnë kohët e fundit.

Por e vërteta është se rinovimi ende nuk është arritur. Klubi i Barcelonës është detyruar të japë shpjegime për postimin e bërë dhe gjithçka lidhet me fuksionalitetin e ri në “Twitter“. Tashmë fotot mund të postohen me përmasat e tyre të plota dhe një imazh i Leo Mesit ishte mënyra më e mirë për katalanasit për ta inaguruar këtë funksionalitet të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online