Pas fitores në Europa League kundër Ludugorec, Bajer Leverkuzen ka arritur të marrë pikët dhe fitoren e parë në Bundesligë për këtë sezon. “Aspirinat” mposhtën Maincin me rezultatin 1-0. Kei Havertz ishte heroi i takimit me golin e shënuar në minutën e 64.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa Mainc gjeti golin në fillimin e fraksionit të dytë, por u anulua për një prekje me dorë të Kuaizon. Disa minuta më vonë erdhi dhe goli i vetëm i takimit. 19-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Julian Brandt dhe shënoi bukur me kokë, duke i dhënë tre pikët e para ekipit të tij.
Ndeshja nuk pati më gola deri në fund dhe sida u mbyll me rezultatin 1-0. Leverkuzen rigjeti fitoren pas tre humbjeve në start, ndërsa Mainc ndodhet në vendin e shtatë në kuotën e shtatë pikëve.
Leverkuzen – Mainc 1-0
(Havertz 64′)